Vdes një ditë para dasmës, gruaja merr dhuratën e mrekullueshme dy muaj më vonë (FOTO) – AlpeGossip
Vdes një ditë para dasmës, gruaja merr dhuratën e mrekullueshme dy muaj më vonë (FOTO)

Vdes një ditë para dasmës, gruaja merr dhuratën e mrekullueshme dy muaj më vonë (FOTO)

Një nuse, dhëndri i së cilës vdiq një ditë para se ata të martoheshin, u mrekullua kur mori një dhuratë nga ai “përtej varrit”, dy muaj pasi ndërroi jetë.

I fejuari i Danielle Cumberworth, Ashley Grant-Smith, vdiq vitin e kaluar ndërsa Danielle kishte shkuar në zyrën e Gjendjes Civile për të përgatitur dokumentet për martesën e tyre.

Çifti i kishte zgjedhur unazat e martësës, por pa dijeninë e Danielle, Ashley kishte porositur një unazë tjetër për partneren e tij të dashur.

Vetëm dy muaj pasi ai vdiq, pas një beteje dyvjeçare me një lloj të rrallë kanceri në gjak, Danielle mori dhuratën e mrekullueshme.

“E mora dhuratën dhe e hapa në makinë, ishte një unazë nga Ashley”. “Nuk qava, thjesht qesha, ai s’më kishte thënë asgjë. Është një unazë mahnitëse diamanti dhe e përbërë nga flori i bardhë”, tha ajo për Mirror.

“Unaza mori shumë kohë për t’u përgatitur, pasi ishte porositur me një dizanj të veçantë. Unë do ta mbaj gjithmonë si një thesar të çmuar dhe unazat e martesës që nuk u përdorën kurrë”.