Pornostaret shpërthejnë kundër ish-kryebashkiakut: Puna jonë është dinjitoze… – AlpeGossip
Pornostaret shpërthejnë kundër ish-kryebashkiakut: Puna jonë është dinjitoze…

Pornostaret shpërthejnë kundër ish-kryebashkiakut: Puna jonë është dinjitoze…

“Unë nuk e respektoj një aktore pornografike në të njëjtën mënyrë siç respektoj një grua karriere ose thjesht një grua që nuk e shet trupin e saj” – është shprehur Rudy Giuliani ish-kryebashkiaku i New York-ut duke iu drejtuar Stormy Daniels yllit pornograik e cila ngriti një padi kundër Trump. Kjo deklaratë e Këshilltarit aktual të Sigurisë dhe një nga avokatët e Trump ka bërë që koleget e Stormy të shpërthejnë në komente negative duke e akuzuar Rudy-n për “seksizëm” . Ata kanë shpjeguar se pse fjalët e tij nuk janë të vërteta.

Disa prej tyre i janë përgjigjur nëpërmjet Huffington Post ndërsa disa të tjera kanë zgjedhur rrjetet e tyre sociale.

Joanna Angel shkruan se: “ Është një mendim i lashtë dhe idjot në lidhje me pornografinë. Pornoja ka qenë puna ime për 15 vjet dhe nuk ka të bëjë vetëm me shitjen e trupit. Unë jamë një figurë publike. Nuk janë vetëm b*thët e mia apo format që më mbajnë në këmbë dhe unë shkoj në shtrat me ato që arrihet konsensusi me ata që punoj në grup jo me të gjithë botën.”

Jessica Drake: “Nuk dua të vazhdoj të shaj atë hipokrit por dua të shpreh vlersimin tim për ata që i kanë vënë në pikëpyetje këto fjalë dhe që e kanë njohur industrinë e pornos si një punë. Askush nuk duhet të përçmohet për shkak të profesionit. – ka përfunduar aktorja.

“Në 2018-tën është patetike që një njeri të arsyetojë në këtë mënyrë. Në i negociojmë normat tona, kontratat tona, monitorjmë të ardhurat tona. Ne administrojmë faqet tona dhe shkojmë në konferenca. Puna ime në industrinë e pornos ka marketing, web design dhe prodhon të ardhura.- tha një tjetër aktore.