E KRITIKUAN PSE U KTHYE NË PUNË PAS LINDJES/ Reagon Neda: Jeni plasur në shtëpi me vite, aq të dështuara se nuk ditët… – AlpeGossip
E KRITIKUAN PSE U KTHYE NË PUNË PAS LINDJES/ Reagon Neda: Jeni plasur në shtëpi me vite, aq të dështuara se nuk ditët…

E KRITIKUAN PSE U KTHYE NË PUNË PAS LINDJES/ Reagon Neda: Jeni plasur në shtëpi me vite, aq të dështuara se nuk ditët…

Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë përpara disa javësh. Opinionistja e “Përputhen” ka sjellë në jetë pas dy djemsh, një vajzë. Së fundmi Neda u rikthyer në punë dhe ka publikuar disa foto duke i dhënë gji vajzës së saj në ambientet e emisionit.

E kritikuan pse u rikthye në punë pas lindjes, reagon Neda: Jeni

Ishte pikërisht ky postim i saj që ndezi menjëherë rrjetin, të cilët janë ndarë në dy grupe për shkak të opinioneve të tyre. Disa e kanë përkrahur fuqinë e saj e disa të tjerë kanë zgjedhur ta kritikojnë atë.  Mes tyre, Neda ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre të fundit, duke bërë një postim në Instagram me fotot e komenteve të tyre.

“Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.

Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.

Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka patur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.

Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga”, shkroi Neda.

E kritikuan pse u rikthye në punë pas lindjes, reagon Neda: Jeni