Zgjidhja e fermerit, vendos pornostaren t’i ‘ruajë’ të korrat. Nuk do ta imagjinoni pse – AlpeGossip
Zgjidhja e fermerit, vendos pornostaren t’i ‘ruajë’ të korrat. Nuk do ta imagjinoni pse

Zgjidhja e fermerit, vendos pornostaren t’i ‘ruajë’ të korrat. Nuk do ta imagjinoni pse

India njihet si vendi i çudirave. Në të njëjtën linjë janë edhe veprimet e fermerit, Chenchu Reddy, i cili ka vendosur posterin e një pornostareje të famshme në vend për t’i “ruajtur” të korrat nga syri i keq.

Reddy tha se produktet që kishte mbjellë këtë vit në arën e tij ishin rritur shpejt dhe kishin sjellë prodhime të bollshme, gjë që ka shkaktuar zili tek bashkëfermerët.

Për të mbrojtur prodhimet nga “syri i keq”, ai ka zgjedhur që të vendosë në arë një poster të pornostares së famshme indiane, Sunny Leone në bikini.

Në një prononcim për “India Times”, Reddy tha se teknika e tij ia ka arritur qëllimit. “Tashmë nuk i shikon njeri të korrat e mia.” Ndërsa, sipër posterit të pornostares shkruhet: “Mos qani dhe mos më xhelozoni”.