“PATRIOTIZËM SHIT KUR TA KTHESH…”/ Pas kritikave për kryqin, ja si u kthehet Adelina Ismaili ndjekësve (FOTOT) – AlpeGossip
“PATRIOTIZËM SHIT KUR TA KTHESH…”/ Pas kritikave për kryqin, ja si u kthehet Adelina Ismaili ndjekësve (FOTOT)

“PATRIOTIZËM SHIT KUR TA KTHESH…”/ Pas kritikave për kryqin, ja si u kthehet Adelina Ismaili ndjekësve (FOTOT)

Adelina Ismaili tërheq gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj, por këtë herë një varëse është bërë shkak për të ndezur një debat të fortë mes këngëtares dhe ndjekësve në rrjete sociale. Në puntatën e fundit të emisionit “Tetë a tetë”, Adelina është shfaqur e veshur me një fustan jeshil dhe sipër tij kishte vendosur një kryq. Kjo varëse nuk ju ka pëlqyer disa prej ndjekësve të saj, pasi sipas tyre është simbol i Serbisë.

Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i ka komentuar dikush këngëtares.

Adelina ka replikuar me të dhe i ka treguar se në fakt nuk ka lidhje fare me Serbinë, sepse kryqi është edhe i Nënë Terezës.

Kryqi i Nënë Terezës. Patriotizëm shit kur ta kthesh mbiemrin shqip”, ju përgjigj këngëtarja.

Komentet nga ndjekës të tjerë të saj kanë vijuar më tej, por Adelina nuk ka dashur të replikojë gjatë me ta. Kujtojmë se Adelina Ismaili këtë vit nuk ka qenë aktive në muzikë, pasi i është përkushtar totalisht projektit të saj të ri si moderatore në televizion.