“BASHKËSHORTES I THANË SE DUHET TË ABORTONTE”/ Lyrical Son emocionohet teksa rrëfen momentin më të vështirë të jetës – AlpeGossip
“BASHKËSHORTES I THANË SE DUHET TË ABORTONTE”/ Lyrical Son emocionohet teksa rrëfen momentin më të vështirë të jetës

“BASHKËSHORTES I THANË SE DUHET TË ABORTONTE”/ Lyrical Son emocionohet teksa rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Vazhdimisht në rrjete sociale, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Lyrical Son, tregon se është një tip tepër familjar. Në llogarinë e tij në Instagram, shumicën e postimeve e zënë fotot me bashkëshorten dhe dy vajzat, Eva dhe Erika.

Festimi është tepër i dhënë pas vogëlusheve dhe jashtëzakonisht romantik me partneren e tij, Gresën. Hera-herës shohim dedikime të ëmbla e fjalë të bukura dashurie për bashkëshorten e tij.

Mirëpo, si çdo familje tjetër, edhe familja e tyre ka kaluar periudha të vështira.

Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar në “Prive”, ku ka ndarë me publikun detaje të rëndësishme nga jeta e tij teksa ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e tij.

Ndër të tjera, Festimi ka folur rreth një prej periudhave më të këqija në jetë. Ai ka rrëfyer se në fillim të shtatzënisë së parë Gresës i është kërkuar të abortojë, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi.

“Kur kemi marrë vesh që Gresa është shtatzënë, lajmin e parë e kemi marrë vesh në Prishtinë, dhe po thoshte është pak e dyshimtë, mi preu këmbët ajo gjinekologia, por nuk është ndonjë gjë pas 2-3 jave e kontrollojmë edhe njëherë dhe më pas shkuam edhe te një gjinekologe tjetër. Ajo i tha që ‘ti ke qesen e fëmijës, por embrion nuk ke, nuk ka fryt’, kështu që duhet të bërë abort. Edhe pse ishte fillimi, ai lajm ishte i keq dhe askush nuk do donte ta dëgjonte atë lajm”, ka thënë Lyrical Son.

Ai tregoi se gjetën mbështetjen te mjekët e duhur, mes të cilëve edhe nëna e mikut të tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorit, MC Kresha. Kjo e fundit u ka thënë se nuk ka nevojë për abort, e kjo gjë i është thënë më pas edhe nga mjekë të tjerë.

“I ndërruam 2-3 mjek dhe kur ma bëri Kresha ‘O Festim a je budalla apo çfarë je?’, dhe tha “Hajde shkojmë te mjeku që duhet” dhe unë e përshëndes nënën e Kreshës sepse është e vetmja mjeke e cila na ka udhëzuar të bëjmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kur kemi shkuar aty na ka thënë: “Shiko vajza ime, këtu po shohim çfarë po shfaq ekrani, mirëpo nuk të kisha thënë me abortu sepse nuk i dihet, nuk bën. Të njëjtat fjalë na i ka thënë mjeku në Shkup, i cili na e ka bo terapinë e njëjtë që e ka shkru edhe nëna e Kreshës edhe e kemi marrë atë terapi, për 10 ditë regjim shtrati, disa ilaçe dhe kur kemi shkuar pas 10 ditësh kemi shkuar pa shpresa, prapë kemi shkuar kinse ta abortojmë, dhe na ka thënë: Çfarë po doni të abortoni, a doni të ia dëgjoni pulsing fëmijës”.