Kemi projekte të tjera televizive në mendje, por si fillim do të kthehemi me Kurthin e Peter Pan më 18 shkurt,” shkroi Alketa Vejsiu një javë më parë në Instagram duke ngritur dyshimet e para. Në një tjetër postim, pyeti ndjekësit nëse donin apo jo të rikthehej “X Factor”.
Që prej vitit 2015, kur fituese u shpall Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë të “Djemtë e Detit” Gent Demaliaj, X Factor mungonte në Tv Klan.
Burime për Anabel konfirmojnë se “po, X Factor do të rikthehet së shpejti në Klan”.
X Factor Albania nisi sezonin e parë në janar të 2012–s, ku fituese u shpall Sheila Haxhiraj nga skuadra e Juliana Pashës.
Fitues të sezoneve të tjera ishin: Arilena Ara – 2013, skuadra e Tunës,
Ergi Dini – 2014, skuadra e Tunës
dhe Edea Demaliaj – 2015, skuadra e Miriam Canit.