“NUK DUA TË TË VOTOJ”/ Luizi kundër Maestros që të bëhet lider, propozon… – AlpeGossip
“NUK DUA TË TË VOTOJ”/ Luizi kundër Maestros që të bëhet lider, propozon…

“NUK DUA TË TË VOTOJ”/ Luizi kundër Maestros që të bëhet lider, propozon…

Armaldo Kllogjeri ka shprehur dëshirën mbrëmë që të bëhet sërish lideri i shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Duket se disa prej banorëve nuk janë dakord me të.

Krist Aliaj i tha se nuk do që t’ia japë votën, ndërkohë Luiz Ejlli i tha Maestros se e do rolin e liderit pasi dëshiron një avantazh në lojë.

“Kërkesa jote për lider është vetëm për avantazh loje, nuk e do për të ndarë punët e shtëpisë. Këtë e di i madh dhe i vogël këtu. Duke e pasur parasysh si je ti, nuk ta jep njeri votën”, tha këngëtari i njohur.

Më pas Luizi vendosi që t’u propozonte banorëve që lidere të bënin Keisi Medinin, të cilës i pëlqeu ideja.