PËR FESTËN E PAVARËSISË/ Kështu mund të vishni të kuqen pa u dukur si një “flamur njerëzor” – AlpeGossip
PËR FESTËN E PAVARËSISË/ Kështu mund të vishni të kuqen pa u dukur si një “flamur njerëzor”

PËR FESTËN E PAVARËSISË/ Kështu mund të vishni të kuqen pa u dukur si një “flamur njerëzor”

E kuqja me rozën është një nga momentet më të adhuruara nga vajzat në botën e modës. Sepse është e pagabueshme!

Si thoni për pak ngjyrë të kuqe me një veshje në ngjyrë të argjendtë?

Nëse një veshje në ngjyrë të kuqe e kombinoni me diçka në ngjyrë të argjendtë, atëherë do të dukeni edhe më shumë vibrantë!

Kuqe & Kafe

Nëse keni dëshirë ngjyra neutral, mos zgjidhni vetëm të bardhën dhe të zezën, por atë kafe. Duket tej mase elegante dhe nga ana tjetër, duket se keni veshur një veshje të shtrenjtë.

Blu?

Ngjyra blu, së bashku me të kuqen nuk gabon asnjëherë!

Ngjyra jeshile ushtarake

Nëse mendoni se këto dy ngjyra nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, e keni shumë gabim! Do të dukeni shumë “cool”, të paparë në rrugë dhe thjesht unikë.

Gri

Është kombinimi që ju duhet në zyrë! Nuanca e grisë, do të nxjerrin më në pah ngjyrën e kuqe.