“ZGJOHESHA E TMERRUAR NGA VIZIONET”/ Aktorja e njohur tregon eksperiencën me filmin e fundit – AlpeGossip
“ZGJOHESHA E TMERRUAR NGA VIZIONET”/ Aktorja e njohur tregon eksperiencën me filmin e fundit

“ZGJOHESHA E TMERRUAR NGA VIZIONET”/ Aktorja e njohur tregon eksperiencën me filmin e fundit

Aktorja e njohur, Lily Collins ka qenë së fundmi pjesë e ‘Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile’, ku ka debutuar në rol protagonist krah Zac Efron. Në një intervistë për ‘Variety’ ajo ka rrëfyer se parapërgatitja 1 mujore për këtë film e ka bërë të vuajë shumë.

Ajo ka zbuluar se ka parë makthe çdo natë dhe është zgjuar në 3 ose 4 të mëngjesit për 1 muaj rresht nga tmerri dhe vizionet. Siç ka shpjeguar më tej kjo eksperiencë ka qenë tepër e dhimbshme për shumë arsye dhe kjo gjë e ka bërë ta dojë më shumë si projekt.

Lily ka zbuluar se nuk i ka parë një pjesë të fotove që ishin të rënda dhe shfaqnin skenën e krimit deri në momentin që i duhej të përballej në film me to. Ky është projekti i parë që Zac dhe Lily luajnë bashkë dhe premiera do të transmetohet gjatë këtij viti.