“U DETYROVA TË MOS THEM JAM NGA SHQIPËRIA”/ Rrëfimi i Eleni Foureiras – AlpeGossip
“U DETYROVA TË MOS THEM JAM NGA SHQIPËRIA”/ Rrëfimi i Eleni Foureiras

“U DETYROVA TË MOS THEM JAM NGA SHQIPËRIA”/ Rrëfimi i Eleni Foureiras

Artistja Eleni Eleni Foureira ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e saj private në një intervistë për “Vogue”.  Duke iu referuar fillimeve të karrierës së saj muzikore ajo shpjegoi faktin se pse e fshehu origjinën e saj shqiptare.

“Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte një gjë e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, njerëzit nuk do t’i linin ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

'U detyrova të mos them se jam nga Shqipëria', rrëfimi

Fëmijëria e artistes me origjinë shqiptare nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo ka shpjeguar edhe bullizimin që ka përjetuar në shtetin fqinj.

“Në moshën trembëdhjetëvjeçare shpërndaja fletushka në rrugë. Duhej të mbijetonim. Unë do të rris një fëmijë që nuk do të duhet ta bëjë këtë për të mbijetuar. Por unë dua t’i mësoj atij se është në rregull të mos i kesh të gjitha. Dua ta dijë që për të pasur diçka duhet të punojë shumë, ashtu siç kam punuar shumë për t’i ofruar atë që do t’i ofroj”.

'U detyrova të mos them se jam nga Shqipëria', rrëfimi

Këngëtarja po pret fëmijë me futbollistin spanjoll Alberto Botia.