“DASHURIA ËSHTË E PASHMANGSHME…”/ Ronel Hajati i thotë të gjitha, nga artistët që do bashkëpunonte deri tek çështjet e zemrës – AlpeGossip
“DASHURIA ËSHTË E PASHMANGSHME…”/ Ronel Hajati i thotë të gjitha, nga artistët që do bashkëpunonte deri tek çështjet e zemrës

“DASHURIA ËSHTË E PASHMANGSHME…”/ Ronel Hajati i thotë të gjitha, nga artistët që do bashkëpunonte deri tek çështjet e zemrës

Ronela nuk i ka kursyer disa emra kur është pyetur nga ndjekësit se me cilët artistë shqiptarë do bashkëpunonte pa asnjë dyshim. “Bashkëpunimet janë gjithmonë shumë të bukura, si në realizim, si në feedback ama 1. Flori Mumajesi 2. Dafina Zeqiri 3. LyricalSon janë të preferuarit në muzikën shqiptare”, ka shkruar Hajati.

Përveç muzikës, Ronela ka ndarë e disa detaje nga jeta sentimentale duke treguar nëse në dashuri merr apo jep më shumë. “Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal”, është përgjigjur Ronela.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se brenda këtij viti nuk do të sjellë më këngë të reja dhe se momentalisht është duke punuar edhe për albumin e saj muzikor, për të cilin ka nisur të përgatitet prej disa kohësh./revistawho.com