PRE E BULLIZMIT/ Njihuni me historin e 20-vjeçares që ka mijëra nishane në trup (FOTO) – AlpeGossip
PRE E BULLIZMIT/ Njihuni me historin e 20-vjeçares që ka mijëra nishane në trup (FOTO)

PRE E BULLIZMIT/ Njihuni me historin e 20-vjeçares që ka mijëra nishane në trup (FOTO)

Një vajzë 20-vjeçare malajziane ka rënë pre e bullizmit përgjatë gjithë jetës së saj për shkak të mijëra nishaneve që ka të shpërndara në të gjithë trupin.

Por kjo nuk e ka ndalur atë nga ndjekja e ëndrrave dhe ecja përpara në jetë, pavarësisht se është përballur shpesh me tallje të bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm.

Evita Patcey Edgar Delmundo tashmë po përpiqet që të fitojë betejën e saj me ata që e tallën dhe së fundmi është regjistruar në garën e bukurisë femërore për vendin e saj.

Ajo është regjistruar si konkurrente në “Miss Universe” dhe do të garojë për të fituar kurorën e bukuroshes së vendit të saj.

Prej vogëlisë shokët e cilësonin me terma tallës herë pas here dhe vetë Evita ka treguar për eksperiencën jetësore aspak pozitive:

“Askush nuk donte të ishte shok me mua në shkollë fillore. Isha një vajzë e vetmuar përherë. Më shikonin me përbuzje vetëm për shkak të pamjes”,- ka treguar ajo.

Gara për “Miss Universe” do të fillojë më 17 korrik dhe tashmë ajo po pret nëse do të përzgjidhet për raundin e radhës apo jo.