‘Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja’, ishte një status i Luana Vjollcës që bëri jo pak bujë, pasi i krahasoi inicialet e saj të emrit të njëjta me ato të një marke të njohur, po ashtu të shtrenjta kur vjen puna e emrit.
Pas largimit nga “Top Channel”, pas 15-vitesh, Luana tashmë mendon se ajo është shndërruar në një markë, dhe ndaj i ka vendosur një çmim stratosferik emrit të saj. Përmes një postimi në dukje jo dhe aq rastësor në “Instagram”, Luana duket se nxiti në njëfarë mënyre thashethemet,sipas të cilave ajo mund t’i bashkohet një televizioni në Kosovë.
Në foto, moderatorja shkruan “shumë e shtrenjtë kjo LV-ja”. Vërtet që Hooded Wrap Coat e Louis Vuitton është e shtrenjtë (diku te $5,500), por jo aq e shtrenjtë sa vlera që Luana Vjollca, me iniciale LV – I I ka kërkuar një televizioni në Kosovë.
“Express Rozë” raportonte se Luanës i është propozuar që t’i marrin të drejtat e programit “Shiko kush luan”, të cilin do ta moderojë sërish ajo në këmbim të një page 20,000 euro në muaj.
Media nuk bëri me dije emrin e tel evizionit për të cilin bëhet fjalë dhe për këtë arsye komentuesit kanë dyshime se ekziston një bisedë e tillë, duke e konsideruar një lojë bllofi të vetë Luanës, si për të marrë pak vëmendje ose për të justifikuar mungesën e saj në një ekran, duke pretenduar se çmimi i lartë i emrit të saj është arsyeja.
Nëpër disa komente me këngëtaren Kidën, Luana nxit diskutimin se është në bisedime të tilla. “Zor me vendos!”, shkruan ajo. Përveç kësaj ka shpërndarë edhe një artikull ku shkruhet se Kida “i merr ekskluziven Luana Vjollcës për lajmin se në cilin TV do e shohim”.
Megjithatë, ndryshe nga çfarë sugjeron titulli, Luana nuk e ka zbuluar se në cilin televizion do ta shohim dhe as e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një televizioni në Kosovë. Ky reagim i saj, vjen pak javë pasi deklaroi se i kishte dhënë fund karrirës televizive në moshën 30- vjeçare, pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”.
U tha se arsyeja e tërheqjes ishte për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh. Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.