ÇFARË U BË ME PROJEKTIN NË ITALI? Arjola Shehu zihet ngushtë në mes të emisionit – AlpeGossip
ÇFARË U BË ME PROJEKTIN NË ITALI? Arjola Shehu zihet ngushtë në mes të emisionit

ÇFARË U BË ME PROJEKTIN NË ITALI? Arjola Shehu zihet ngushtë në mes të emisionit

Ndërsa pritej që këtë mars, Arjola Shehu të ishte pjesë e një projekti në Itali, moderatorja shqiptare nuk u ndie gjëkundi. Shehu njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar se do të merrte pjesë në projektin “Tipicita”, ku do të prezantonte në krah të gazetarit Marco Ardemagni.

Por çfarë ndodhi me këtë projekt dhe pse nuk u bë pjesë e saj moderatorja shqiptare?

“Me planet në Itali çfarë u bë?”, ishte kjo pyetje e Jonida Shehut në emisionin “Soiree”, që e vuri në siklet Arjolën.

“Fillimisht ishte një projekt që kishte të bënte me Ambasadën italiane. Më pas disa sipërmarrës italianë që gjendeshin në eventin që po organizonim. U tërhoqëm, u rekrutuam për të prezantuar një tjetër produksion, i cili ishte italian dhe nuk kishte shumë…”, u shpreh ajo.

Arsyen ajo vendosi të mos e tregonte, ndërsa u shpreh më herët se nuk i mungon televizioni dhe nuk ka dëshirë që të jetë çdo ditë në ekran.