PËR HERË TË PARË BABA/ Bearti i ‘Përputhen’ zbulon gjininë e bebit – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË BABA/ Bearti i ‘Përputhen’ zbulon gjininë e bebit

PËR HERË TË PARË BABA/ Bearti i ‘Përputhen’ zbulon gjininë e bebit

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ai pak kohë më parë teksa publikoi në rrjete sociale një foto të ekos së bebit.

Baba për herë të parë, Bearti i 'Përputhen'

Së fundmi me anë të një videoje në rrjete sociale, ku ai dhe partnerja shihen duke plasur pluhur rozë, Bearti ka zbuluar se do të vijë në jetë një vajzë.

Baba për herë të parë, Bearti i 'Përputhen'

Bearti është treguar hermetik me lidhjen e re duke mos e treguar se kush është vajza që i ka vjedhur zemrën megjithatë fotot me të nuk kanë munguar e as dedikimet. Kujtojmë se në muajin Dhjetor ai i propozoi për martesë.