U NDODH E PAPRITURA/ Shtëpia e Mihrije Brahës dhe Naim Abazit përfshihet nga flakët – AlpeGossip
U NDODH E PAPRITURA/ Shtëpia e Mihrije Brahës dhe Naim Abazit përfshihet nga flakët

U NDODH E PAPRITURA/ Shtëpia e Mihrije Brahës dhe Naim Abazit përfshihet nga flakët

Shtëpia e këngetarëve të njohur të muzikës popullore Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Naimi për “Gazetën Express” teksa ka rgeksuar se nuk ka të lënduar.

“Po është djegur po kemi kemi shpëtuar mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.

I pyetur se cili ishte shkaku shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj:

“Si duket rryma”.

Artisti tregoi se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.

Sakaq, Abazi nuk dha më shumë detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.