DY JAVË PAS NDARJES/ Këngëtarja shqiptare kthehet me ish-të dashurin (FOTO) – AlpeGossip
DY JAVË PAS NDARJES/ Këngëtarja  shqiptare kthehet me ish-të dashurin (FOTO)

DY JAVË PAS NDARJES/ Këngëtarja shqiptare kthehet me ish-të dashurin (FOTO)

Dy javë më parë u përhap lajmi se këngëtarja e hitit “Shine ya light”, Rita Ora, ishte ndarë nga aktori i njohur Andrew Garfield. Shkak për ndarjen ishte bërë aktori, i cili kishte preferuar një lidhje më private, pasi e pengonte fama dhe karriera e Ritës.

Një ditë pas ndarjes, Garfield u fotografua në shoqërinë e aktores Aisling Bea, me të cilën dukej shumë i afërt, gjë që ngriti dyshimet se mes tyre mund të lindë një romancë.

Vetëm dy javë pas ndarjes, edhe këngëtarja Rita Ora i është rikthyer të dashurit të saj të mëparshëm, muzikantit Andrew Watt, me të cilin ishte ndarë 5 muaj më parë.

Burime pranë çiftit kanë treguar për mediat e huaja se ata s’donin të humbisnin atë që kishin dhe vendosën t’i jepnin edhe një mundësi njëri-tjetrit.