“NUK DUROHET”/ Lumi B tha një gjysmë fjale për “Babastars” dhe Agon Amiga vërshoi në të shara (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DUROHET”/ Lumi B tha një gjysmë fjale për “Babastars” dhe Agon Amiga vërshoi në të shara (FOTO)

“NUK DUROHET”/ Lumi B tha një gjysmë fjale për “Babastars” dhe Agon Amiga vërshoi në të shara (FOTO)

Një deklaratë e reperit shqiptar, Lumi B për emisionin “NIN”, në “Klan Kosova”, nuk është pritur mirë nga Agon Amiga.

Lumi B foli për grupet e reperëve shqiptarë dhe tha se përveç Getoar Selimit e Majk-ut, nuk ka anëtarë të tjerë në “Babastars”, njëlloj si Noizy në “OTR”.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak reperit Agon Amiga, pjesë e “Babastars” i cili ka reaguar dhe ka ofenduar kolegun e tij.

Ai ka publikuar në Instastory disa shkrime ku fillimisht e quan Lumi B “tullmb” dhe më pas kalon në të tjera ofendime.

Nuk e dimë nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga ana e reperit Lumi B, por kjo çështje është përfolur edhe nga të tjerë.

 

Ndaj “Babastars” ka pasur akuza se pjestarët e grupit nuk po promovohen në të njëjtën mënyrë. Pak kohë më parë u raportua se reperi Visar Shala i njohur si Skivi, nuk është më pjesë e grupit pikërisht për këtë arsye.

Në fund të vitit 2017, Albert Krasniqi iku me debate nga grupi dhe publikoi një bisedë në “Viber” me Getin, ku i thoshte se po merret më shumë me Majkun sa u përket datave të koncerteve, ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël.

Sipas tij, Babastars është shndërruar në një monopol dhe reperët nuk po promovohen siç duhet.