“MARKU ËSHTË SUPER BURRË, NUK E MORA PËR…”/ Detajet e ceremonisë së Rudina Dembacajt, mes të ftuarve edhe ish-bashkëshorti – AlpeGossip
“MARKU ËSHTË SUPER BURRË, NUK E MORA PËR…”/ Detajet e ceremonisë së Rudina Dembacajt, mes të ftuarve edhe ish-bashkëshorti

“MARKU ËSHTË SUPER BURRË, NUK E MORA PËR…”/ Detajet e ceremonisë së Rudina Dembacajt, mes të ftuarve edhe ish-bashkëshorti

Më 1 janar të këtij viti, Rudina Dembacaj bëri celebrim zyrtar me Mark Frrokun. Që atëherë, aktorja e njohur e humorit foli edhe për një dasmë, e cila mesa duket është në prag të organizimit.

Vetë Rudina nuk ka folur ende, por një foto e postuar në “Instagram” i zbuloi të gjitha. Emrat e konsulentes së saj të imazhit dhe agjencisë së fustaneve të nusërisë dhe ceremonialeve të bërë tag në foto, tregojnë se në restorantin e aktores po përgatitet ceremonia e dasmës, që përkon fiks me hyrjen e vjeshtës dhe sezonin e ri të dasmave.

“Nuk e mora për lekët, Mark Frroku është super

Tashmë fansat po presin që vetë moderatorja të tregojë detaje më shumë rreth ceremonisë, pasi herë pas here ndan sekrete nga jeta e saj me ndjekësit e saj. Ndërkohë që një fakt që mbetet ende i pandryshueshëm është që në ceremoni do të jetë i ftuar dhe ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Pak kohë më parë, Rudina zbuloi se do të bëjë sërish dasmë, teksa e konsideroi martesën si vesin e saj më të keq.

“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”, u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në “Instagram”. Ajo u shpreh se gjithashtu po mendon seriozisht të zgjerojë familjen me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit, por edhe e vajzës së saj Vikit nga martesa me Varfajn.

“Nuk e mora për lekët, Mark Frroku është super

Ndërkohë gjatë një bisede virutale me ndjekësit Rudina është pyetur  për marrëdhënien me ish-bashkëshortin Aleksin dhe të gjithë e dinë që ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie mjaft të mirë për shkak të vajzës së tyre, madje Rudina ka zbuluar më herët se ai do të jetë i ftuar në dasmën e saj dhe të ish-deputetit.

Për sa u përket thashethemeve se është lidhur me ish-deputetin për paratë e tij, Rudina i mohoi duke thënë se e do atë dhe fëmijët e tij: “Po ta dinin njerëzit se leku nuk puthet dhe përqafohet, nuk do të ishin kaq ziliqarë për lekun. I kam dhënë provat që kam shije. Mekaniku është goxha çun, Aleksi. Edhe Marku që është një super burrë”.

“Nuk e mora për lekët, Mark Frroku është super