I THA SE ISHTE SHUMË DOBËT/ Fifi i kthehet këngëtarit të njohur: Merresh me llafe si gratë – AlpeGossip
I THA SE ISHTE SHUMË DOBËT/ Fifi i kthehet këngëtarit të njohur: Merresh me llafe si gratë

I THA SE ISHTE SHUMË DOBËT/ Fifi i kthehet këngëtarit të njohur: Merresh me llafe si gratë

Këngëtari i njohur Mentor Haziri ka qenë i ftuar sot në “Mirage” ku gjatë intervistës është shprehur se performanca e Fifit dhe Kreshës në “Kënga Magjike” ka qenë më e dobëta.

“Ka qenë performanca më e dobët e festivalit. Stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Ka qenë performanca më e dobët prandaj e kam votuar ashtu. Kënga ishte e mirë, por performanca nuk ishte për t’u lavdëruar. Kresha pati probleme me dëgjimin ndërsa Fifi nuk ishte në momentet më të mira të mundshme dhe stonoi. Aty është një fenomen që e mundon artistin.

Nuk mendoj që artisti duhet të votojë artistin. Duhet të ketë një juri e cila vendos për artistët. Performanca ime nga juria është vlerësuar si një nga më të mirat, por fiton dikush tjetër. Këtë rast fitoi Flori Mumajesi sepse të gjithë këngëtarët votuan atë. Mblidhen aty, flasin me njëri-tjetrin, më jep vota të jap vota”, u shpreh Mentori.

Menjëherë pas deklaratës së Mentorit, Fifi ka reaguar me anë të disa postimeve në Instastory.

“E para pom vjen keq shume qe pot dhem suksesi i kanges PsikopatjaJote. M’vjen prap keq qe nuk je ne formen artistike sic ke qene ne kohen kur ke punu me producent te mirefillte. N’kete rast me Florin qe tka producit kange. Eshte pak ulje qe ti sot me dal edhe me than jane marr vesh artistat mes veti per pune pikesh, kur edhe ti besoj je nder ta qe ke bashkupunu.

Pom vjen keq qe nje artist mirret akoma me dicka qe ka kalu dhe nuk mirret me projekte po me llafe si grate mbi te gjitha je mashkull. Pom vjen keq qe ke marr 3 vjet pjese ne po te njejtin festival te cilit nuk i kane ndrru rregullat, yhyyy ka kohe, nuk mahet men kur Kenga Magjike ka votu me juri.

Shyqyr Zot qe kam stonu, shyqyr Zot qe kena pas probleme. Po nji sen e ke harru me e cek. Bashke me 3000 veta nsallen e pallatit te kongreseve e knum kangen une e Kresha. Kena stonu bashke me krejt shqiptaret qe kane qene aty dhe me ata qe e kane ndjek festivalin nga tv. “sepse kenga jone nuk ka qene e keqe”. Juria mbase edhe tka vleresu per saktesine tone vokale, po kanga jem me kreshen edhe e florit qe fitoj po ngohen e knohen prej publiku. Masi veq dole e fole edhe mu po mvjen keq qe shume kenge mat mira nuk kan hi nfinale.

Neser ti zotni i dashun, me u bo festivali me juri prap ke me than, per kenget mat degjume te festivalit qe “shkun edhe e korruptun jurine”. Po nje gje mbaje men publikun i dashun artist s’mundesh me e korruptu”, shkruan Fifi./Xing.al