PRE E BULLIZMIT/ Atalanta Kërçyku tregon historinë së saj: Kalova në anoreksi, më uruan vdekjen – AlpeGossip
PRE E BULLIZMIT/ Atalanta Kërçyku tregon historinë së saj: Kalova në anoreksi, më uruan vdekjen

PRE E BULLIZMIT/ Atalanta Kërçyku tregon historinë së saj: Kalova në anoreksi, më uruan vdekjen

Atalanta Kërçyku ka rrëqethur me historinë e saj. Bukuroshja ka treguar në “Dancing With The Stars” se ndërsa merrej me modeling ka rënë pre e shumë bullizimeve përsa i përket fizikut. Madje, njerëzit shkuan deri në atë pikë saqë i uronin vdekjen në momentin që emri i saj u bë publik si një ndër konkurrentet e “Dancing With The Stars”.

“Kam qenë shumë pre e bullizimeve për fizikun, për trupin. Më thoshin ‘u bëre ti të jesh këtu’. Kur tentoja të bëja modeling nuk kisha peshën e duhur. Pastaj u dobësova deri në pikën që kalova në anoreksi dhe kjo ka qenë periudha më e ulët e jetës time.

Kur u lançova në DWTS ka qenë një mesazh i tmerrshëm që më uronte vdekjen”- tha Atalanta, duke shtuar se momente të tilla i kanë rënduar shumë prindërit e saj.