“NUK JAM ME ASNJËRIN”/ Dea e vendosur: Duan të jenë dy polet e shtëpisë – AlpeGossip
“NUK JAM ME ASNJËRIN”/ Dea e vendosur: Duan të jenë dy polet e shtëpisë

“NUK JAM ME ASNJËRIN”/ Dea e vendosur: Duan të jenë dy polet e shtëpisë

Dea i tha Shpatit se Olta dhe Luizi e kanë problemin te njëri-tjetri sepse kërkojnë të jenë dy polet kryesore të shtëpisë.

“Duan që çdo banorë ta orientojnë, prandaj nuk më pëlqen si bisedë. Unë ja kam thënë nuk jam më asnjë nga ju. Nuk më pëlqen te më vendosin në këtë pozitë”, tha Dea.

Kjo e fundit shton se ua ka thënë shpeshherë se nuk është me asnjërin prej tyre. Dea kujton se si Olta i ka thënë se ‘është me Luizin’, ndërsa këngëtari i ka thënë kur ka dalë e preferuar e publikut ‘e shikon, tani që nuk je me Oltën të pëlqen publiku’.

“Të dy e kanë mendjen gjatë gjithë kohës se me kë do rrish nga ata të dy”, tha Dea.

Dea mendon se ata i japin shumë rëndësi vetes dhe njëri-tjetrit në të njëjtën kohë.