Dy artistë në një familje/ Robert Berisha tregon për “konkurrencën” mes tij dhe Nora Istrefit (FOTO) – AlpeGossip
Dy artistë në një familje/ Robert Berisha tregon për “konkurrencën” mes tij dhe Nora Istrefit (FOTO)

Dy artistë në një familje/ Robert Berisha tregon për “konkurrencën” mes tij dhe Nora Istrefit (FOTO)

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar. Ata kanë më shumë se 12 vite lidhje dhe sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare të quajtur Renee. Por përveç familjes, Roberti dhe Nora ndajnë edhe të njëjtin pasion. Dyshen e kemi parë te jetë mjaft prezentë në muzikë dhe herë pas here performojnë së bashku në skenat muzikore. Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën ‘Panorama’ Roberti ka treguar për ‘konkurrencën’ në familje duke thënë se kjo gjë nuk ekziston.

“Është fillimi im dhe normal që këndoj më shpesh. Veç kësaj, duke marrë parasysh që unë këndoj më shumë muzikën folk dhe “live” me bandën, unë këndoj edhe në pub-e e jo vetëm në diskoteka, kështu që jam pak më shumë i angazhuar se Nora. Nuk e shoh Norën si konkurrencë, por vetëm si personin që e dua fort”,- u shpreh Roberti.

Më tej tregoi se të performosh me njeriun që do është gjë shumë e bukur.