“KUR KAM THËNË SE KAM BËRË ÇI*IN…”/ Fifi flet për banorët e BB VIP”: Monika, Donaldi dhe Trixa… – AlpeGossip
“KUR KAM THËNË SE KAM BËRË ÇI*IN…”/ Fifi flet për banorët e BB VIP”: Monika, Donaldi dhe Trixa…

“KUR KAM THËNË SE KAM BËRË ÇI*IN…”/ Fifi flet për banorët e BB VIP”: Monika, Donaldi dhe Trixa…

Ditën e sotme, Fifi ka dhënë intervistën e parë pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në studion e “Fan Club BB VIP”, këngëtarja e njohur u shpreh se “falsiteti ishte kryesorja se pse bëhej keq”.

“Më bënin të dilja nga vetja. Më shqetëson shumë energjia negative dhe falsiteti. Unë dija shumë gjëra për banorët aty, e shikoja si bënin aty. Kur kam dalë në një intervistë para katër vitesh e kam thënë se kam bërë çiçin deri në klasë të shtatë, për të tjerat s’më plas fare. Përderisa u futa aty, e kam marrë riskun”, tha Fifi.

“Kur kam thënë se kam bërë ç*çin deri

E pyetur se kush janë banorët më fals, ajo tha se nuk jep emra por që nuk do që t’u japë vëmendje.

“Ndërsa më të vërtetët, kam disa personazhe që i kam super mega xhan, Monika për mua është, ka luajtur aq bukur. Nuk mendoj se ka qenë false në asnjë moment, por ka luajtur, ka aktruar dhe unë i dashuroj momentet shpërthyese të saj.

Një njeri tjetër që për mua ka qenë origjinal, Donaldi. Besoj që është e ndrydhur dhe reale, Trixa. Më ka dhimb jashtëzakonisht shumë si është gjykuar Trixa jashtë”, tha ish-banorja e BB VIP.