SË SHPEJTI KEMI DASMË? Olsi Bylyku fillon bashkëjetesën me partneren! – AlpeGossip
SË SHPEJTI KEMI DASMË? Olsi Bylyku fillon bashkëjetesën me partneren!

SË SHPEJTI KEMI DASMË? Olsi Bylyku fillon bashkëjetesën me partneren!

Olsi Bylyku ka qenë këtë të shtunë i ftuar në “Pop Culture”, natyrisht me anë të një lidhje me skype me moderatoren Dojna Mema. Aktori i “Klanifornia”  ka rrëfyer se këtë periudhë karantine ka vendosur ta kalojë dhe të bashkëjetojë me të dashurën e tij Eglin.

“Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në punë dhe për të mos rrezikuar familjarët kemi vendosur të qëndrojmë bashkë këtë periudhë. Ka ndodhur diccka shumë interesante, ne nuk jemi zënë asnjëherë, madje lidhja jonë është fuqizuar”- ka treguar Olsi, ndërkohë që Dojna e ka ngacmuar sërish, duke e pyetur nëse do të kemi ndonjë dasmë pasi të dalin nga karantinimi.

“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”- ishte përgjigja e aktorit, që mesa duket së bashku me partneren paskën plane kontrete dhe për një martesë.

Aq shumë ka marrë malli për të kërcyer sa me shumë mundësi do të vetë-ftohemi të gjithë në dasmën e Olsit dhe Eglit, pas karantinës sigurisht. /News31.al