POZA ROMANTIKE KONFIRMON ZËRAT/ Njihuni me vajzën që i ka “vjedhur” zemrën Don Phenom (FOTO) – AlpeGossip
POZA ROMANTIKE KONFIRMON ZËRAT/ Njihuni me vajzën që i ka “vjedhur” zemrën Don Phenom (FOTO)

POZA ROMANTIKE KONFIRMON ZËRAT/ Njihuni me vajzën që i ka “vjedhur” zemrën Don Phenom (FOTO)

Në vjeshtën e vitit të kaluar, Don Phenom u fotografua nën shoqërinë e një vajze gjatë koncertit “Time Capsule” të Capital T, identiteti i së cilës u zbulua nga mediat dhe u përfol si partnerja e reperit. Vetë Don Phenom ka pranuar se është në një lidhje, madje se ka në plan dhe që të martohet, por zërat në lidhje me vajzën që ishte pranë në koncert nuk i konfirmoi asnjëherë.

Sot mund të themi që lidhja e tyre është konfirmuar zyrtarisht, pasi vetë vajza që në atë kohë u përfol si e dashura e Don Phenom, Anxhi  Dema, ka publikuar një foto në Instagram-in e saj pak minuta më parë, ku duket bashkë me reperin në një moment romantik në qytetin e New York.

 

Burime për ”News31” bëjnë me dije se Anxhi dhe Don Phenom janë bashkë prej dy vitesh dhe ajo e shoqëron artistin shpesh herë në koncertet që ai ka jashtë vendit. Më së shumti ka rënë në sy turi që kanë bërë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në SHBA në shkurt të vitit të 2019-ës. Ndërkohë në profesion ajo është juriste.