“O SA I MIRË”! Paska qenë një kohë kur Ledri ishte edhe “cute” jo vetëm “sexy” (FOTO) – AlpeGossip
“O SA I MIRË”! Paska qenë një kohë kur Ledri ishte edhe “cute” jo vetëm “sexy” (FOTO)

“O SA I MIRË”! Paska qenë një kohë kur Ledri ishte edhe “cute” jo vetëm “sexy” (FOTO)

Seksi Ledri, Ledri seksi, pak rëndësi ka si thuhet e vërteta. Ai që prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e shumë fanseve shqiptare, i shumëkomentuari për lidhje dhe zgjidhje, këngëtari që sigurohet të bëjë hite dhe klipet më ‘cool’ në Shqipëri – pas gjithë këtij djali, si gjithmonë, qendron ajo e pazëvendëdueshmja (do thonim mbretëresha, por emri e tregon gjithsesi) Xheraldina Vula.

Mamaja e Ledrit ka publikuar një foto të shumë viteve më parë, ku reperi duket të jetë nën 20 vjeç. Pa mjekrën që e karakterizon së fundmi dhe një mega-buzëqeshje, Ledri paska qenë shumë ‘cute’ para se tu bënte shumë seksi. Me pamjen tipike të protagonistit në filmat amerikan (ai më popullori në gjimnaz pas të cilit vdesin të gjithë), foto e publikuar e reperit me siguri ka bërë fanset të thonë njëzëri: “Oooo sa i mirë!” Megjithatë, edhe pse përzierë me qendrimin dhe tiparet e një të rrituri prej #pubertetishkoisiçduhet, lezeti (cuteness) i Ledrit duket se shpërfaqet me sukses edhe sot.

Ja, shikojeni vetë… Eh, ju thamë!