Të flas me fëmijën për seksin apo jo? Ja se kur duhet ta bësh dhe si – AlpeGossip
Të flas me fëmijën për seksin apo jo? Ja se kur duhet ta bësh dhe si

Të flas me fëmijën për seksin apo jo? Ja se kur duhet ta bësh dhe si

Kureshtja rreth seksit është një hap natyral për të mësuar më shumë për trupin tonë. Edukimi seksual i ndihmon fëmijët ta kuptojnë trupin dhe të ndihen më pozitiv për të.

Fëmijët janë të interesuar për shtatzëninë dhe beben, e jo në ‘procesin e seksit’.

 

Diskutimi i seksit gjithashtu është pjesë e një komunikimi të hapur me fëmijën tuaj. Komunikimi i hershëm, i sinqertë dhe i hapur mes prindërve dhe fëmijëve është shumë i rëndësishëm, e veçanërisht kur fëmija bëhet adoleshent.

Nëse komunikimi i hapur është normal, fëmijët janë më të prirur të flasin me prindërit për të gjitha problemet e tjera që i kanë gjatë adoleshencës, siç është depresioni, dashuriçkat, abuzimin me droga dhe alkoolin, e gjithashtu edhe për çështjet seksuale.

 

Strategjia më e mirë është ta filloni bisedën për seksin herët dhe ta vazhdoni me rritjen e fëmijës. Kjo u mundëson prindërve të shmangin një bisedë të ‘madhe’ dhe aspak komforte kur fëmija e arrin moshën e adoleshencës [atëherë kur fëmija veçse është i (keq)informuar për seksin nga miqtë]. Këto biseda janë më të lehtat për t’i filluar kur e shihni një grua shtatzënë apo një bebe.

 

Kur prindërit flasin me prindërit rreth seksit, ata sigurohen se fëmijët i marrin informacionet e sakta. Prindërit, siç thonë ekspertët, duhet të jenë burimi kryesor i informacioneve të fëmijëve për seksin.

Informacionet e sakta rreth seksit i mbrojnë fëmijët nga rreziqet e ndryshme kur të rriten.

 

Nëse prindërit nuk flasin me fëmijët për seksin, ata do t’i mësojnë gjërat te dikush tjetër.

 

Ekspozimi i fëmijëve në informacione seksuale fillon shumë më herët se ç’mund ta imagjinojnë fëmijët.

 

Mos bisedimi me fëmijët për seksin do të thotë se prindërit kanë më pak kontroll mbi atë se çfarë dhe si mësojnë për seksin.

Gjithashtu, prindërit nuk duhet të varen në sistemin arsimor për të mësuar edukimin seksual. Në institucionet arsimore, në jo pak raste, lënda e edukimit seksual shpeshherë shmanget.

Por nëse fëmija juaj ka mësuar për seksin në shkollë, atëherë pyetni se çfarë kanë mësuar dhe shihni a i ka kuptuar gjërat siç janë në të vërtetë.