The Weeknd dhe Bella Hadid janë shumë seriozë në marrëdhënien e tyre.
Dhe raportohet se këngëtari po planifikon që ti propozojë për martesë shumë shpejt.
“The Weeknd ndihet njeriu më me fat që ka përsëri Bellën në krahë dhe është i vendosur që të mos e humbasë kurrë më. Ata po jetojnë së bashku, por këngëtari dëshiron që të blejë një shtëpi,”-tha një burim për Hollywood Life. “The Weeknd më parë e frikësonte mendimi i martesës por tani që u kthye me modelen, shprehet se dëshiron të kalojë gjithë jetën me të. Miqtë e tij mendojnë se do t’i propozojë së shpejti.”
Bella dhe The Weeknd filluan të takoheshin në fillim të vitit 2015, por morën një pushim të shkurtër në dhjetor të të njëjtit vit. Çifti u ribashkua në shkurt 2016, por u ndanë përsëri në nëntor 2016.
Por ata u kthyen bashkë përsëri këtë vit mesa duket për të mos u ndarë më kurrë.