"NE QEJF KEMI, POR..."/ Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
“NE QEJF KEMI, POR…”/ Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës (FOTO+VIDEO)

“NE QEJF KEMI, POR…”/ Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës (FOTO+VIDEO)

Që prej ditës kur lidhja e tyre u zbulua nga mediat, Klea dhe Elgiti u kthyen në një nga çiftet më të pëlqyera të publikut dhe më të komentuar. Në një intervistë për “Jo vetëm modë” ditën e sotme, Klea dhe Elgiti folën edhe për planet për dasmë.

“Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Unë kam dëshirë që ne të martohemi në datën që jemi lidhur”, u shpreh Klea.

Kur Orinda i pyeti se kur është data, Klea i tha se Elgiti nuk i mban mend kurrë datat.

Klea dhe Elgiti u njohën gjatë realizimit të këngës “Amla”, kënga që u identifikua si e Elgitit për Klean. Takimet në studio për shkak të këngës, bënë që Klea dhe Elgiti të njiheshin me njëri-tjetrin.