Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar që prej 3 vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Muajin e kaluar u përfol se ata do bëhen prindër për herë të parë pasi në një intervistë për “Prive”, Elgiti u shpreh se i kanë filluar planet.
Më pas Klea i mohoi lajmet dhe e ftuar sot bashkë me Elgitin në “Jo vetëm modë”, u shpreh se familjarët nisën t’i dërgonin llokume.
“Filluan njerëzit u gëzuan, na sollën llokume në vend që t’ja çonim ne. Na uronin njerëzit”, tregoi Klea.
Të pyetur për gjinine e fëmijës, Klea u shpreh se dëshiron një vajzë. Mirëpo Elgiti kundërshtoi pasi dëshiron djalë.
Kështu çifti vendosën ta bëjnë me votë duke pyetur fëmijët e kampit veror që kanë hapur të dy.
Klea dhe Elgiti u njohën gjatë realizimit të këngës “Amla”, kënga që u identifikua si e Elgitit për Klean. Takimet në studio për shkak të këngës, bënë që Klea dhe Elgiti të njiheshin me njëri-tjetrin.