15 VITE MUZIKË/ Nora Istrefi mendon largimin dhe zbulon profesionin e ri (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
15 VITE MUZIKË/ Nora Istrefi mendon largimin dhe zbulon profesionin e ri (FOTO+VIDEO)

15 VITE MUZIKË/ Nora Istrefi mendon largimin dhe zbulon profesionin e ri (FOTO+VIDEO)

Prej 15 vitesh Nora Istrefi vazhdon të jetë ndër top artistet më të pëlqyera të muzikës shqiptare dhe ndër më të suksesshmet. Mirëpo së fundmi Nora ka deklaruar se po mendon të largohet nga muzika për t’u marrë me diçka tjetër.

Në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja u shpreh se po mendon largimin ose një pauzë të gjatë. Nora zbuloi edhe profesionin e ri dhe nga këngëtare do ta shohim biznesmene.

“U bënë shumë vite në skenë, nuk jam lodhur asnjëherë, e kam shijuar shumë sepse kam dashur që fëmijë të jem këngëtare dhe ëndrra m’u realizua. Mirëpo edhe disa vite mendoj të merrem me muzikë ose të bëj një pauzë shumë të madhe. Gradualisht po e shikoj të bëj një biznes. Do merrem me muzikë derisa ta ndjej veten energjike dhe të kem vullnet për të punuar edhe pak me muzikë”, u shpreh Nora.