“E FËLLIQI”/ Balina Bodinaku thumbon menaxherin e Bardhit – AlpeGossip
“E FËLLIQI”/ Balina Bodinaku thumbon menaxherin e Bardhit

“E FËLLIQI”/ Balina Bodinaku thumbon menaxherin e Bardhit

Ish-opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku ka reaguar nëpërmjet një Instastory në lidhje me largimin e Bardhit nga BBV3 mbrëmjen e djeshme.

Bardhi u largua si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të mamasë së tij. Pas daljes së këngëtarit, partnerja e tij Sara la të nënkuptohej se menaxheri i tij ka ndikuar në daljen e Bardhit. E të njëjtën hipotezë duket se mbështet edhe ish-opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

Ajo pretendon se gjithçka ishte një lojë e planifikuar nga menaxheri i saj për të mos prishur karrierën e këngëtarit.

“50 e ca ditë në atë shtëpi, e fëlliq pikërisht ai të cilit i ka besuar imazhin”, shkruan Balina me hashtagun: #historishqiptare

'E fëlliqi', Balina Bodinaku thumbon menaxherin e Bardhit