THUMBI I RADHËS/ Duda zbulon të vërtetën pas koncertit të Unikkatilit në Gjilan (FOTO) – AlpeGossip
THUMBI I RADHËS/ Duda zbulon të vërtetën pas koncertit të Unikkatilit në Gjilan (FOTO)

THUMBI I RADHËS/ Duda zbulon të vërtetën pas koncertit të Unikkatilit në Gjilan (FOTO)

Sherri mes repereve të njohur, Unikkatilit dhe Dudës, ka ditë që ka nisur dhe nuk po di të ndalur. Asnjëri nuk po tërhiqet dhe të dy e thumbojnë vazhdimisht njëri-tjetrin.

Kur Unikkatili kishte një koncert në Gjilan, Duda u çmend nga fakti se pse ai nuk i mori më parë leje atij që është nga ai vend dhe i tha se do ta paguante. Si kundërpërgjigje, Unikkatili u shpreh se fansat në Gjilan e duan atë më shumë se Dudën dhe theksoi se leje për koncertet e tij ai nuk i merr askujt.

Këtë herë, reperi Duda ka reaguar fuqishëm duke publikuar një video gjatë koncertit të Unikkatilit në Gjilan. Ai ka thënë se personat e pranishëm në koncert nuk kanë qenë fansat, thjesht djemtë e sigurimit.

“PizzaMan ska pas GilanGi aty krejt sigurim jon”, ka shkruar Duda në postimin e tij. Tha që Unikkatili do e paguante, ja ku e mbajti fjalën por se si do reagojë ai, këtë nuk e dimë akoma.