Ka disa rregulla të thjeshta që shumica harrojnë t’i zbatojnë në jetën e tyre. Por etika është shumë e rëndësishmë në përshtypjet që lë tek të tjerët, prandaj le të rikujtojmë çfarë ka më tepër rëndësi:
- Gjithmonë mbani çantën në dorën e majtë, që e djathta të jetë e lirë për t’i dhënë dorën dikujt.
- Mos e vendosni asnjëherë çantën në tavolinë ose në tokë. Vendoseni në karrige ose në varëse që mund të gjeni në anë ose poshtë tavolinës.
- Kur jeni vonë për në palestër, shko tek vendet që janë të lira edhe nëse nuk janë të preferuarat e tua.
- Pasi të mbaroni, vendosini çdo pajisje në nivelin fillestar dhe fshini me një peshqir djersën.
- Kur ju duhet të kaloni përpara në një teatër, kinema apo koncert, bëjeni me fytyrë përballë të tjerëve, jo duke i drejtuar kurrizin.
- Ndërkohë nëse jeni ulur, nuk është etike që dikush t’ju kalojë përsipër. Prandaj thjesht çohuni dhe bëjani më të lehtë.
- Dhe diçka e rëndësishme! Në këto mjedise, të folurit në telefon, të komentuarit mbgi atë që po ndodh apo edhe të flasësh me të tjerët është jo e hijshme.
- Nëse ju duhet të çoheni nga tavolina e ngrënies, lërëni pecetën në karrige dhe jo në tavolinë. Ndërsa pirunin në pjatë!
- Nëse jeni alergjikë ndaj një ushqimi dhe ju duhet të shkoni diku, është mirë ta lajmëroni paraprakisht.
- Kur qëndroni në radhë, mos flisni në telefon.
- Vishu sipas rastit:
– Përditshmëri: Gjithçka që nga T-shirti dhe xhinset tek pantallonat e shkurtra dhe bluzat e thjeshta.
– Një e premte e thjeshtë: Për të qenë të përgatitur për çdo rast që mund t’ju dali, vishni një palë këpucë me takë.
– Takime biznesi joformale: Vishni rroba me një ngjyrë. Evitoni rrobat shumë të ngushta ose shumë të gjera.
-Takime biznesi formale: Një kostum dhe këpucë të zeza për meshkuj, dhe sandale, një fund dhe xhaketë për femrat.