Çifti më I pasur në botë, Jeff dhe MacKenzie Bezos po divorcohen pas 25 vitesh martesë sëbashku. Çifti e bëri lajmin e ndarjes publik më herët këtë javë në Twitter. 48 vjeçarja MacKenzie Bezos e cila ruan një jetë shumë private u vendos në qendër të vëmendjes pasi bashkëshorti I saj Jeff Bezos lajmëroi mbi divorcing e tyre në Tëitter. Padyshim që internet është shumë kurioz për jetën e saj dhe sidomos pasi emri I saj është lakuar gjithnjë pas emrit të bashkëshortit të saj dhe ajo është njohur gjithnjë si bashkëshortja e Jeff Bezos ndërsa për jetën e saj private nuk dihet asgjë
Ajo është shkrimtare
Libri i saj i parë The testing of Luther Albright u publikua në 2005-ën dhe u deshën plot 10 vjet që të shkruhej sipas një interviste në revistën Vogue. Mentori I Bezos Toni Morrison I cili është edhe fitues I çmimit Pulitzer e quan Bezos si një nga studentet më të mira që ka patur. Ajo është takuar me tashmë ish bashkëshortin e saj Jeff në një mbledhje fondesh në Neë York në fillim të viteve ’90. Pasi ajo filloi punë në kompani ata u lidhën sëbashku dhe u fejuan pas tre muajsh lidhjeje.
Ajo është nënë e katër fëmijëve: tre djemve dhe një vajze të adoptuar nga Kina me ish bashkëshortin e saj Jeff.
Ishte ajo e cila e inkurajoi bashkëshortin e saj të niste Amazon dhe ishte punëtorja e parë e kompanisë.
Ajo është krijuesja e një organizate kundër bullizmit të quajtur Bystander Revolution.
Pas divorcit ajo mund të bëhet gruaja më e pasur e botës që do të thotë se do të jetë më e pasur se Oprah dhe Mbretëresha Elizabeth. Bashkëshorti I saj ka një pasuri prej 137.2 bilion dollar dhe duke qenë se ata nuk kanë firmosur një kontratë paramartesore pasuria mund të ndahet në dy pjesë. Pra MacKenzie mund të marrë rreth 69 bilion dollar. Edhe sikur 1% të pasurisë të marrë ajo pësëri do të jetë e pasur.