“DO HEQ DORË NGA MUZIKA”/ Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin – AlpeGossip
“DO HEQ DORË NGA MUZIKA”/ Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin

“DO HEQ DORË NGA MUZIKA”/ Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin

Të ftuar në “Pushime on Top”, Mc Kresha dhe Lyrical Son folën për verën e nxehtë në Shqipëri, koncertet, por edhe për projektet që kanë në të ardhmen. Me këtë rast, Kresha sqaroi edhe deklaratën e tij që bëri zhurmë në rrjet dhe u komentua si e papritur, aq sa të gjithë nisën të pyesnin “pse po heq dorë nga muzika?”

“…Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rap, sepse muzika rap, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja”, – thotë Kresha duke shtuar se për ne është e vështirë të japësh intervista, sepse fjalët mund të “rrëmbehen” dhe keqinterpretohen.

Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua. Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip hop gjithë jetën time”.