”JE BËRË NJERI TJETËR NGA OPERACIONET”/ Shpërthen Xheni e ”Big Brother”: Që të mos ngeleni injorantë… – AlpeGossip
”JE BËRË NJERI TJETËR NGA OPERACIONET”/ Shpërthen Xheni e ”Big Brother”: Që të mos ngeleni injorantë…

”JE BËRË NJERI TJETËR NGA OPERACIONET”/ Shpërthen Xheni e ”Big Brother”: Që të mos ngeleni injorantë…

Xheni Mhillaj u bë shumë e njohur dy vite më parë nga “Big Brother 9”. Historia e saj e dashurisë me Benardin komentohej shumë në media asokohe, por lidhja mes tyre nuk zgjati për shumë. Ata deklaruan ndarjen dhe vazhduan jetën në rrugë të ndryshme. Xheni tani është e lidhur me një djalë identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar dhe vazhdon jetën në Tiranë. Ish-banorja është aktive në rrjete sociale dhe sot ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave. Shumica prej tyre kanë qenë kuriozë për ndryshimin që Xheni ka pësuar në pamje dhe ajo ka pranuar se ka bërë vetëm hundën. Mirëpo fansat nuk janë bindur dhe e akuzojnë Xhenin se ka bërë edhe buzët.

“Ke ndryshuar aq shumë sa dukesh njeri tjetër, nga operacionet për fat të keq”, i shkruan një ndjekës. “Përveç hundës asgjë tjetër”, i përgjigjet Xheni. “Po edhe buzët i ke bërë, përveç hundës asgjë thotë’, shkruan një ndjekës tjetër. “Kur pranova operacionin e hundës ti mendon se nuk do pranoj një filler? S’është turp, se fundja po i bëj me lekët e mia dhe për t’u ndjerë më mirë. Por nuk mund të pranoj diçka që s’kam bërë”, përgjigjet Xheni. Debati ka vazhduar dhe një ndjekëse i ka shkruar Xhenit se dallohet nga fotot e vjetra që ajo ka ndryshuar. Këtu Xheni nuk ka duruar më dhe ka treguar se sekreti qëndron tek makeup-i, filtrat dhe jo operacionet.

“Më duket sikur s’keni bërë ndonjëherë një foto, s’keni përdor filtra, programe…O njerëz jemi në 2020 mos shikoni çfarë bëhet në Instagram, këtu të gjithë duan të tregojnë veten sa më të bukur dhe jetën sa më perfekte! Një operacion do a s’do të ndryshon! Mos u kapni për çdo gjë, mendoni se do e kisha problem të pranoja operacione të tjera? Jo, Aspak! Sepse në rradhë të parë e bëj për veten dhe e dyta s’po ju marr gjë ju! S’jam përgjigj asnjëherë kështu, por çdo gjë ka një limit. Nuk guxon të lyhesh pak më shumë se për ndryshe je bërë e gjitha! Që mos të ngeleni injoranta makeup-i ka sekretet e veta. Dhe çdo njeri me makeup del më i bukur”, shkruan Xheni.