SA BUKUR/ Meghan dhe Harry publikojnë një foto të Archie-t që na vodhi zemrat të gjithëve – AlpeGossip
SA BUKUR/ Meghan dhe Harry publikojnë një foto të Archie-t që na vodhi zemrat të gjithëve

SA BUKUR/ Meghan dhe Harry publikojnë një foto të Archie-t që na vodhi zemrat të gjithëve

Dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë dhe vogëlushin e tyre vendosën që ta quajnë Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Duke qenë se sot është Dita e Nënës në disa vende të botës, Meghan dhe Harry kanë vendosur që të bëjnë një postim mjaft të këndshëm në llogarinë e tyre të përbashkët në Instagram.

Ata kanë publikuar një tjetër foto të Archie-t e cila na vodhi zemrat të gjithëve.

Dyshja ka postuar një foto ku në fokus janë këmbët e vogla dhe të adhurueshme të bebushit mbretëror ndërsa në sfond shfaqen lulet e preferuara të Princeshë Diana-s.

Siç edhe ju e dini tashmë Meghan e feston për herë të parë Ditën e Nënës, ndërkohë ka uruar të gjitha nënat kudo që ndodhen në këtë ditë speciale.