17 VITE MUNGESË/ Elton Deda i bën të atit dedikimin e ndjerë për ditëlindje – AlpeGossip
17 VITE MUNGESË/ Elton Deda i bën të atit dedikimin e ndjerë për ditëlindje

17 VITE MUNGESË/ Elton Deda i bën të atit dedikimin e ndjerë për ditëlindje

Dirigjenti Ferdinand Deda, u nda nga jeta më 23 gusht të vitit 2003, në moshën 62 vjeçare. Ditën e sotme i biri, kantautori Elton Deda, e ka kujtuar me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Ferdinandi do të festonte sot ditëlindjen e tij të 79 dhe në një ditë të tillë të rëndësishme, Eltoni i ka bërë një dedikim prekës. “Ta gëzosh Ditelindjen, Babi. Nuk harrohesh kurrë”, shkruan ai.