Romanca e Evi Reçit me Kledi Hysën prej kohësh ka marrë “dhenë” në rrjetet sociale.
Ndonëse dyshja kanë vijuar të mos bëjnë ndonjë deklaratë publike, veprimet e tyre shpesh herë i kanë nxjerrë zbuluar. Pas shfaqjes krah për krah me njëri tjetrin në protestën e disa ditëve më parë në Tiranë, për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares, së fundmi moderatorja, njëkohësisht edhe këngëtarja ka bërë një lëvizje të rradhës kundrejt modelit në Instagram.
Në vazhdimësinë e mesazheve të koduara, moderatorja ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të saj bardhë e zi, ku krahas shkruan: “Gëzuar”-shoqëruar me gota shampanje. Ajo ka vendosur edhe një emoji plasëse për ditëlindje, duke lënë të kuptohet se ky është reagimi i saj publik për Kledin.
Kujtojmë që thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.