Ja shifra marramendëse që paguhet Kristina Baki vetëm për një reklamë! – AlpeGossip
Ja shifra marramendëse që paguhet Kristina Baki vetëm për një reklamë!

Ja shifra marramendëse që paguhet Kristina Baki vetëm për një reklamë!

Ish “Miss Univers Albania” Kristina Baki është një nga modelet më të bukura dhe më të kërkuara shqiptare. Ajo prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe po ndjek karrierën e saj jashtë. Bukuroshja brune së fundmi ka qenë në vendlindje, ku dhe e ftuar në emisione dhe intervista të ndryshme ka zbuluar më shumë për jetën e saj.

Kristina ditën e sotme pjesë në një intervistë në ‘Gazetën Shqiptare’, ku ka zbuluar më shumë për veten, planet e së ardhmes, por edhe pagesat që merr për fotot dhe reklamat e ndryshme.

Kristina ka treguar se aktualisht do përqendrohet vetëm tek modelingu dhe nuk ka ndërmend ta lej atë për diçka tjetër.

“Planet për në shtator sigurisht që janë të shumta, por dëshira ime vazhdon të ngelet udhëtimi jashtë dhe kontratat me agjenci të ndryshme. Vendin se ku s’e kam vendosur akoma, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.”, tregoi Kristina.

Ndër të tjera bukuroshja shqiptare është pyetur edhe për pagesën më tërheqëse që ka marrë dhe ajo ka treguar se ka qenë në një reklamë, ku pagesa që i është ofruar ka qenë shumë e mirë.

“Shifra më tërheqëse ka qenë 5000$ për reklamë.”, përfundoi modelja.