MENJËHERË TEK GJINEKOLOGU/ Mos i neglizhoni këto shenja gjatë ciklit menstrual – AlpeGossip
MENJËHERË TEK GJINEKOLOGU/ Mos i neglizhoni këto shenja gjatë ciklit menstrual

MENJËHERË TEK GJINEKOLOGU/ Mos i neglizhoni këto shenja gjatë ciklit menstrual

Ndoshta disave prej jush nuk u intereson nëse periodat vonohen, për të mos thënë që mendoni se shpëtuat prej tyre, megjithatë, janë disa simptoma të cilat nuk duhet të neglizhohen kurrsesi.

Vonesa e periodave ose probleme të tjera menstruale, si gjakderdhja mbi normalen, mund të jenë shenja të diçkaje më serioze. Këta “flamuj të kuq” tregojnë se është koha të lini një takim me gjinekologun, transmeton Living.

Vonesa e ciklit mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme.

Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhtme: çrregullimet hormonale, probleme me tiroidet, abuzimi me ushqimin, stresi ose menopauza e parakohshme.

Nëse nuk mund t’i duroni më dhimbjet dhe doni vetëm që të ”vdisni” në ato momente apo të hiqni vezoret në mënyrë kirurgjikale, mund të jeni duke vuajtur nga endometrioza.

“Simptomat mund të fillojnë në çdo kohë, por shumica e grave që janë diagnostikuar me të kanë një histori të periodave të dhimbshme që nga mosha e re,” thotë Mass.

Nëse keni hemorragji të vogël mes periodave, kjo mund të jetë krejtësisht normale (veçanërisht nëse ju pini pilula të kontrollit të shtatzënisë), por gjithashtu mund të duhet të kontrolloheni tek doktori.

Kjo mund të nënkuptojë se keni ciste në mitër apo polipe, tumor fibroz, ose infeksion (si vaginoza bakteriale).