KEMI DASMË PAS KARANTINËS/ Prindërit e Ledri Vulës flasin për Sarën: E kemi nusen yll (FOTO) – AlpeGossip
KEMI DASMË PAS KARANTINËS/ Prindërit e Ledri Vulës flasin për Sarën: E kemi nusen yll (FOTO)

KEMI DASMË PAS KARANTINËS/ Prindërit e Ledri Vulës flasin për Sarën: E kemi nusen yll (FOTO)

Prindërit e reperit Ledri Vula ishin së fundmi në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”. Gjatë intervistës ata folën edhe për partneren e Ledrit, Sarën. E ëma e Ledrit, Xheraldina u shpreh me superlativa për Sarën dhe tregoi se ata janë përshtatur shumë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Xheraldina tregoi edhe dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj, që Ledri të realizojë një dasmë.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur e shikoni dhe vetë. Mirëpo shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij.

Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë, dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, tha Xheraldina.