FITOI FESTIVALIIN E KËNGËS/ Ronela Hajati bën premtimin e madh për në Eurovision: Do të bëj një… – AlpeGossip
FITOI FESTIVALIIN E KËNGËS/ Ronela Hajati bën premtimin e madh për në Eurovision: Do të bëj një…

FITOI FESTIVALIIN E KËNGËS/ Ronela Hajati bën premtimin e madh për në Eurovision: Do të bëj një…

Kënga ‘Sekret’ e Ronela Hajatit u shpall fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong” 2022.

Ronela ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas spektaklit ku është shprehur e lumtur dhe “pa fjalë” nga kjo fitore.

Në postimin e saj në profilin në Instagram, premton se kënga e saj do të vijë e ndryshuar dhe me një video e performancë që do të mbahet mend.
Ronela Hajati do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song që do zhvillohet në Torino, Itali në 2022.

“Shihemi në Torino! @eurovision Faleminderit te gjithe atyre qe me kane mbeshtetur gjithe keto vite ! Ju dua me shpirt 🥺❤️ @rtshqiptar. Ju premtoj që do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë që do të mbahet mend! Nuk kam fjale ….”, shkruan Hajati.