“BENIADA DO ISHTE PJESA E FUNDIT”/ Ardit Çuni zbulon projektin e ri: Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special – AlpeGossip
“BENIADA DO ISHTE PJESA E FUNDIT”/ Ardit Çuni zbulon projektin e ri: Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special

“BENIADA DO ISHTE PJESA E FUNDIT”/ Ardit Çuni zbulon projektin e ri: Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Pardon My French”. Gjatë intervistës, ai foli në lidhje me projektet e reja muzikore dhe televizive si dhe për bashkëpunimin e fundit me këngëtaren e njohur, Çiljeta Xhilaga.

Arditi zbuloi se shumë shpejt do të publikojë dy balada. Madje ai shtoi se në njërën prej tyre pjesë do të jetë edhe Beniada Nishani, me të cilën pati shumë afrimitet gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”, u shpreh ish-banori i BB VIP.

Sa i përket garës, Arditi zbuloi se e sheh Beniadën si një nga pretendentet kryesore për të qenë finaliste e “Big Brother Vip”.

“Beniada është një ndër të preferuarat e mia, e shoh në finale. Është një ndër pretendentet kryesore, duke parë pozitivitetin që dhuron në shtëpi dhe mënyrën si përballon situatat duke mos dalë nga kontrolli, do të thotë që Beniada e meriton”, u shpreh këngëtari i njohur.