TAKSIA “RRËMBEHET” NGA RRYMA E UJIT/ Vdes çifti britanik – AlpeGossip
TAKSIA “RRËMBEHET” NGA RRYMA E UJIT/ Vdes çifti britanik

TAKSIA “RRËMBEHET” NGA RRYMA E UJIT/ Vdes çifti britanik

Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi përmbytjet përfshinë ishullin spanjoll të Majorca gjatë natës.

Në mesin e të vdekurve ishte një çift britanik që u gjetën të vdekur brenda një taksie.

Ata po udhëtonin me automjet nëpër  qytetin e Sant Llorenc des Cardassar rreth orës 8 të mbrëmjes së të martës kur një lumë aty afër doli nga shtrati dhe ‘rrëmbeu’ automjetin.

Gjithashtu shoferi i taksisë është në mes personave të zhdukur.

Taksisti punonte për Radio Taxi Cala Millor, që konfirmoi dy vdekjet dhe zhdukjen e shoferit.

Një zëdhënëse e shërbimeve emergjente tha: “Pesë vetë duke përfshirë dy shtetas britanikë kanë vdekur.Viktimat britanike po udhëtonin në një taksi që u ‘rrëmbye’ nga përmbytjet e mëdha. Trupat e tyre u gjetën brenda automjetit.”

Ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave.

Ajo shtoi: “Ky informacion është pjesë e një hetimi në vazhdim. Puna jonë tani është e fokusuar në gjetjen e njerëzve të humbur.”

Ish-kryebashkiaku i qytetit Arta, afër Sant Llorenc, që u prek më shumë nga përmbytjet, është një nga 5 viktimat.

Rafel Gili është babai i kryetarit aktual të qytetit Tolo Gili.

Banorët e Sant Llorencit kërkuan strehim në çatitë e tyre, pasi një përrua pushtoi katin përdhes të shtëpive të tyre.