Para pak ditësh Almeda Abazi së bashku me partnerin e saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që vendosën që ta quajnë Efehan.
Teksa të gjithë jemi në pritje të një fotoje të bebushit, momentalisht duhet të mjaftohemi me disa foto të bëra publike nga bukuroshja, e cila shfaqet pranë personave më të shtrenjtë.
Almeda ka bërë një postim të gjatë në llogarinë në Instagram ku fillimisht me fjalët më të përzemërta falenderon doktoreshën e saj e cila përgjatë nëntë muajve ka qenë aty për të sa herë që ka pasur nevojë.
Ndër të tjera ajo falënderon edhe nënën, Albana, dhe bashkëshortin duke shkruar se falë tyre i ka kapërcyer të gjitha vështirësitë.
Ndërsa lidhur me ardhjen në jetë të vogëlushit, Almeda pohoi se tashmë ai është kuptimi i jetës së saj.