Xhensila Myrtezaj ka reaguar pasi kënga e saj “Ale Ale” është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic duke i vendosur gjithashtu po të njëjtin titull. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xhensila ka mohuar që këtë projekt t’ia ketë shitur asaj.
“Kam patur komente të shumta mbi këngën “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti! Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”, shkruan Xhensila.





![PASI DOLI PA TË BRENDSHME/ Ja si ndryshoi jeta e ish-banores së Big Brother pasi u zhvesh [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/banorja89086-400x254.jpg)








